Ismaili: Ka zëra që thonë se afërsia e Edi Ramës me krerët e UÇK-së i pezmaton këta

28 shtator 2022 | 22:40

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ndër të tjerash, sonte në “Pressing” ka folur edhe për raportet jo të mira mes Vjosa Osmanit dhe Edi Ramës.

“Tendenca me pasë një rivalitet me Shqipërinë është e pakuptueshme, cinike dhe e dëmshme. Se po krijohet një model që s’ka ekzistu asnjëherë, të paktënn nga qeveritë që kanë qenë. Ka pasë ka pak tendenca njëra qeveri me mbështet opozitën. Më kujtohet se edhe në kohën e kryeminsitrit Thaçi ka ditë me ndodh naj shkëndijë, por shkëndijë e momentit që s’është vërejt. Këtu ka sistematike, këtu është problemi, është sistematike. Është qëndrim, shihet gjithnjë”, tha ai.

Ismaili deklaroi se ka zëra që afërsia e Edi Ramës me krerët e UÇK-së “po i pezmaton këta”.

“Ka mjaft zëra që thonë që afërsia e tij [Edi Rama] me krerët e UÇK-së si po i pezmaton këta. A ka qenë duhet me i pyt ata. Për me pas afërsi me krerët  e UÇK-së është privilegj jetësor. Ky është realitet.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shtatë muajt që kur Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën, disa…