Ismaili: Opozita e çoroditur, si bllok

12 shtator 21:52

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se opozita është e paqartë në kërkesat dhe e pavendosur në pozicionimin e saj karshi fazës finale të dialogut me Serbinë.

Në “Zona B”, ai ka deklaruar që është e drejtë e Kosovës të kërkojë që Lugina e Preshevës t’i bashkëngjitet territorit të vendit, duke e cilësuar si korrigjim padrejtësie.

“Ne kemi platformë të PDK-së për bisedime ku i kemi vendosur vijat e kuqe dhe ku kemi thënë që ndarje të Kosovës nuk ka. E kemi dorëzuar këtë platformë dhe është për keqardhje që nuk kemi marrë kurrfarë materiali kthyes. Kemi çoroditje të opozitës si bllok. Disa kërkojnë protesta, disa jo. Disa kërkojnë të bashkohen, disa jo. Presidenti ka përvojë të gjatë në dialog. Nuk mund ta abstrahojë këtë fakt. Ai e ka parë të udhës të flasë për Luginën e Preshevës”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 50 anëtarë të rinj kanë aderuar në Nisma Socialdemokrate,…