Nismës i bashkohen 50 anëtarë të rinj në Prishtinë

12 shtator 2018 | 21:49

Rreth 50 anëtarë të rinj kanë aderuar në Nisma Socialdemokrate, dega në Prishtinë. 

Me këtë rast, kryetari i degës, Skender Reçica, u ka uruar mirëseardhje anëtarëve të rinj në familjen e Nismës Socialdemokrate, duke thënë se arsyeja e rritjes dhe zgjerimit të Nismës është konsistenca politike dhe qëndrueshmëria jonë përgjatë proceseve.

“Përkushtimi dhe angazhimi ynë po vlerësohet nga qytetarët, gjë që e dëshmon edhe besimi juaj për tu bashkuar në rrugëtimin tonë, i cili që nga sot do të jetë i përbashkët”, ka thënë kryetari Reçica.

Ai ka thënë mes tjerash se lidershipi i Nismës Socialdemokrate ka dëshmuar se është faktor determinues në zgjidhjen e problemeve nacionale.

Ndërsa, anëtari i Kryesisë, Demir Lima, ka thënë se gjenerata e re duhet të vazhdojë rrugën e forcimit të shtetit pasi që ëndrra e dikurshme për liri tashmë është realizuar.

“Vizioni jonë është krijimi i një shteti me mirëqenie stabile dhe integrimi në instancat politike evropiane”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një…