Isufi largohet nga Drita

12 shtator 2018 | 22:11

Trajneri Bekim Isufi është larguar nga skuadra e Dritës. Në fakt, Isufi ka dhënë dorëheqje  pas humbjes nga Llapi (1-2).

“Faleminderit Maestro! Ne jemi shumë krenar për sukseset që arritëm së bashku. Kjo periudhë ishte historike. Fituam trofe, thyem rekorde, përfaqësuam qytetin dhe Kosovën dinjitetshëm në arënën ndërkombëtare. Ju ishit njeriu që i priu klubit dhe sukseseve. Do të mbahesh mend gjithmonë që solle dy trofe në qytet pas 15 viteve pritje. Paç shendet e shumë suksese në karrierë.  Me shumë respekt, FC Drita”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dritës.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke e gjetur veten të çliruar nga heshtja e pritshme…