Italia synon rekordin e Brazilit dhe Spanjës

02 shtator 2021 | 16:20

Kombëtarja e Italisë do të ballafaqohet me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës dhe në këtë duel “azzurët’ synojnë të arrijnë një rekord historik që mbahet nga Brazili dhe Spanja.

Italianët kanë 34 ndeshje pa humbje dhe janë vetëm një ndeshje larg të arrijnë rekordin që e mbajnë Brazili që kishte 35 lojë pa humbur gjatë viteve 1993-1996 dhe Spanja poashtu 35 duele në vitet 2007-2009. Italia nuk njeh humbje që nga viti 2018, ku gjatë kësaj periudhe nuk ka pësuar humbje në 34 përballje, duke shënuar plotë 87 gola dhe ka pësuar vetëm 11 gola.

Pak javë më parë skuadra e Roberto Mançinit triumfoi në Kampionatin Evropian, duke mposhtur në finale Anglinë, pas ekzekutimi të penalltive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmolli, ka kritikuar presidenten…