Januzaj: Jam shumë i lumtur në Real Sociedad

24 mars 15:00

Sulmuesi anësor Adnan Januzaj në një intervistë për “Mundo Deportivo” ka theksuar se është i lumtur që është pjesë e Real Sociedadit dhe synon të mbetet për shumë vite te kjo skuadër.

Interesim së fundi për Januzajn kanë shprehur dy skuadrat italiane, Roma dhe Milani.

“Dua të qëndroj në Real. Jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë Januzaj. Futbollisti 25-vjeçar pjesë e Sociedadit është që nga viti 2017, kur u transferua nga Manchester United. Me skuadrën spanjolle ai ka kontratë deri në verën e vitit 2022. Këtë edicion, që para pak javësh është pezulluar shkaku i koronavirusit, ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 17 ndeshje në La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë ka bërë me…