Junckeri: Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt BE-së

13 qershor 2019 | 12:09

Vendimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mund të merret muajt e ardhshëm. Kështu ka deklaruar në Bruksel kreu i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

“Shqipëria ka bërë një progres të konsiderueshëm në rrugën e saj drejt BE-së. Ky është një testament i vendosmërisë e forcës së popullit shqiptar si dhe angazhimit personal të kryeministrit ndaj reformave”, ka thënë Juncker në një konferencë për media.

Ai ka përmendur faktin se 88 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë ndjesi pozitive për bllokun evropian dhe 92 për qind e mbështesin objektivin e anëtarësimit, çka e bën Shqipërinë një prej vendeve evropiane me përkrahjen më të fortë për BE-në.

Duke cituar raportin pozitiv të Komisionit Evropian, numri një i tij, ka theksuar se Shqipërisë i duhet dhënë drita jeshile për nisjen e negociatave, nisur dhe nga fakti që çdo vendim i tillë bazohet në merita e rezultate të prekshme në fusha të caktuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alex Whiting i është bashkuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar…