Juventusi nuk njeh kundërshtar në Itali

24 nëntor 2018 | 20:17

Cristiano Ronaldo është një “makineri” goli. Portugezi ishte protagonist edhe në suksesin e sotëm të Juventusit ndaj Spalit. Bardhezinjtë triumfuan me shifrat 2-0, me CR7 që shënoi golin e parë të ndeshjes, por dhe të dhjetin sezonal me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Gjithçka u bë e lehtë për kampionët e Italisë, me Ronaldon që u tregua një “gjahtar” goli, pasi e çoi në fundin e rrjetës së miqve pasimin e Pjaniq nga goditja e dënimit.

Dominimi total i kryesuesve u shpërblye sërish në të 60-ën, me Mandzukiqin që ishte i vëmendshëm pas kthimit të topit nga ana e portierit të Spalit, duke shënuar dhe golin e dytë për Juven.
Me këtë sukses Juventusi shkon në kuotën e 17 pikëve dhe mbetet i pathyeshëm në Seria A. Ishte suksesi i 12-të në 13 ndeshje këtë edicion.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka…