Kaltrinë Lohaj po rrit mbështetjen në garën për deputete të PDK-së
Kaltrinë Lohaj, kandidate për deputete e PDK-së me numër 29, e cila garon për herë të parë në zgjedhjet e 7 qershorit, po merr mbështetje të madhe për kandidaturën e saj nga qytetarët.
Në InstaStory-t e saj shihet se ajo ka marrë vëmendje dhe përkrahje nga qytetarë të qyteteve të ndryshme.
Kaltrinë Lohaj garon për deputete nga komuna e Ferizajt.
Ajo është e bija e dy ish-të burgosurve politikë, të cilët i kanë mësuar se liria, dinjiteti dhe atdheu mbrohen me sakrificë.
Po ashtu, ajo me krenari mban dhe përfaqëson trashëgiminë e heroit kombëtar Nijazi Azemi – Komandant “Mjekrra”, figura e të cilit mbetet simbol i guximit dhe përkushtimit për Kosovën.
Gjatë rrugëtimit të saj profesional, si themeluese dhe drejtoreshë e tri institucioneve shëndetësore dhe arsimore, ajo ka punuar çdo ditë me përkushtim, përgjegjësi dhe afërsi ndaj njerëzve.
“Kjo përvojë më ka dhënë forcën dhe besimin se mund të jap edhe më shumë për vendin tim. Do të jem zë i vlerave familjare, i arsimit, i shëndetësisë, i grave dhe i çdo qytetari që beson në një Kosovë më të zhvilluar dhe më dinjitoze. Falënderoj të gjithë ata që më mbështesin në këtë rrugëtim. Bashkë do ta vazhdojmë misionin për Kosovën që e meritojmë”, ka thënë kandidatja numër 29 e PDK-së.



