Kamenicasit protestojnë para MAShT-it, kërkojnë të mos mbyllen shkollat

21 tetor 2019 | 12:43

Banorët e Busavatës të Kamenicës kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit ,Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), kundër reformës se iniciuar nga kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati për mbylljen e disa shkollave në këtë komunë.

Drejtori i shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Busavatë, Abedin Maliqi, ka thënë se si qytetarë nuk pranojnë që të mbyllet kjo shkollë.

Duke e konsideruar si të padrejtë vendimin e mbylljes së shkollave, Maliqi ka kërkuar të kthehen librat dhe ditarët në shkollat e tyre.

Maliqi ka theksuar se nuk janë kundër reformës, por jo atyre reformave që qojnë në mbyllje të shkollave.

Ndërsa përfaqësuesi i shkollës “7 Shtatori” në Krilevë, ka thënë se janë kundër këtij vendimi që dërgon në mbyllje të dy shkollave që kanë më shumë se 100 nxënës.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i prindërve të Busavatës, Feim Maliqi, ka thënë se fëmijët nuk janë duke vijuar mësimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave” të hënën është…