Kante preferon kalimin në Juventus

16 dhjetor 2019 | 10:48

N’Golo Kante do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni dhe skuadrat që janë vënë në ndjekje të tij janë sigurisht ajka e Evropës: Real Madrid, Barcelona, Bayern Munchen, Juventus etj.

Ndonëse sipas asaj që raportohet nga Spanja, janë pikërisht bardhezinjtë zgjedhja e francezit.

“El Desmarque” siguron se pavarësisht ofertave të majme që i kanë ardhur, sidomos nga dy gjigantët iberikë, Kante do të dëshironte kampionët e Italisë në fuqi, nisur edhe nga fakti se në Torino luan edhe shoku i tij i repartit në kombëtare, Matuidi, me të cilin mesfushori i bluve të Londrës është shumë i lidhur.

Dhe pa dyshim që një lajm i tillë bën shumë të lumtur edhe Juventusin, i cili prej dy sezonesh tenton që ta bëjë të vetin Kantenë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen 19 vjet nga vdekja e Jashar Salihut, përfaqësuesit…