Kastrati i Nismës: Në 30 vitet e ardhshme, Malisheva do të bëhet e banueshme për 40 mijë qytetarë
22 shtator 2021
| 23:40
Kandidati për kryetar të Malishevës nga Nisma, Ekrem Kastrati, ka treguar për planet e tij për “Malishevën Urbane”.
“Do ta bëjmë urbanizimin e qytetit, i analizuar nga ekspertët tanë, që Malishevën për 30 vite e ardhshme do ta përgatisim për 40 mijë qytetarë, sepse dita e ditës qyteti i Malishevës po ka lëvizje të qytetarëve nga fshati në qytet”, tha Kastrati në Edicionin Zgjedhor.
“Ky projekt përfshin infrastrukturë nëntokësore, kanalizimet, rrjetin e ujit, rrjetin energjetik, rrjetin telefonik dhe të internetit, vazhdimin e rregullimit të shtratit të ujit si dhe rregullimin e parkut”.



