Kastrioti fiton Kupën e Kosovës në hendboll

26 prill 2026 | 23:12

KH Kastrioti është shpallur fitues i Kupa e Kosovës në hendboll, pasi mposhti KH Besa Famgas në një finale tejet dramatike me rezultat 28:27.

Finalja u zhvillua në palestrën sportive “Bill Clinton”, ku të dy skuadrat dhuruan një përballje të fortë dhe me ritëm të lartë.

Skuadra nga Peja e nisi më mirë takimin, duke krijuar një epërsi deri në pesë gola në minutat e para. Megjithatë, reagimi i Kastriotit ishte i shpejtë, duke rikthyer baraspeshën në lojë dhe duke e bërë ndeshjen të hapur. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Besës, 16:15.

48_besa_.png

Në pjesën e dytë u zhvillua një betejë e vërtetë sportive, me rezultat të ngushtë gjatë gjithë kohës dhe me tension të lartë në parket. Të dy ekipet luftuan deri në sekondat e fundit, por në momentet vendimtare Kastrioti u tregua më i saktë dhe më i përqendruar.

Në fund, ferizajasit arritën të sigurojnë fitoren me një gol epërsi, (28-27), duke ngritur trofeun e Kupës dhe kurorëzuar një paraqitje të shkëlqyer në këtë garë joshëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka publikuar…