KËRKESAT E ORGANIZATORËVE TË ONDSh-së ISHIN KËTO

15 nëntor 2018 | 16:20

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /22/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

Po sna u dha e drejta e flamurit neve e kemi prish komitetin e Rahovecit, per me mbledh të holla e me ble radio qe me thoni nuk di gjë, ne Rahovec nuk ka edhe strujë. Per te holla skam dasht që të mblidhen e nuk kemi caktua qe kaq ose aq duhet me pague. Arkatari ka qenë i emnnuar Ahmet Derguti, e arkëtari ka thanë se duhet me u mbledh pak ndihma per me ble nji makin shkrimi e per shpenzime udhëtimi qe mund te bahen per te shkue si në Prizren e Gjakovë per me ba mbledhje, por cili prej anëtarëve e ka propozue prej anëtarve nuk e mbaj në mend, por më vjen ndermend se do ta kete thanë Ahmeti ose ndonji tjetër qe smundem me e caktua. Komiteti a e ka pranue kete mbledhje ose jo nuk e di dhe sa pare kanë pas nuk di sepse une kam qenë ne Mamush edhe atje dhjetë ditë para arrestimit kam pas shkue. Vahit Mustafa me ka thanë qe une jam sekretar i Komitetit, ky Vahiti ne Rahovec ska dasht me ba betimin tue thene e kam bamun nji here por ma vonë e ka ba benë. Vahiti thoshte se e kam ba  nji here bene ne kohe të fashizmit. Unë jam  takue nji ditë me Shehin ne treg te Rahovecit, dhe i kam thanë se duhet ta prishim komitetin dhe ai ishte i mendimit qe ta prishim. Per formimin e komiteteteve  në komunat e nalta ka qenë ngarkue Kajtazi e Kadria ne Gjakovë e Shehi në Mamushë nuk e di a ka pas komitet atje. Keta qe muren detyrat nuk kanë shkue e nuk kanë formue asnjë komitet. Ahmet Dërguti ka thanë një herë ne mbledhje me caktua detyrat e secilit. Prej tyre kanë caktua edhe zgjedhe detyrat. Per me pas lidhje me Drenicën nuk di  kush e ka pas, por Kadri Minushi me Kajtaz Ramadanin e kanë mare mbi vete me u interesua nese ekziston Komiteti e une kam pas detyrën si sekretar. Haki Haxhi Halilin e njof e nuk di nese ka pas komitet te formuar ne Mamushë e nuk di te ketë mbledh te holla e gjë tjetër. Mbledhja e parë per bisedim ka qenë me datë 26-27 mars, te dytën e kemi pas bamun mbas katër- pesë ditëve. Mohon  te kete folë per blerje radio dhe mbledhje te hollash.

Kur u pyet i pandehuri Ahmet Dërguti thase, per blerje radio s’kemi biseduar fare, parat qe mblidheshin do te ishin per me marë lidhje e tjera gjana, unë kam  qenë arkëtar si i besueshëm, por masi une shkrimin nuk e di. Unë kam fillue me bisedue per me formue komitetet por dhe ato s’janë formue. Kajtazi , Shehu e Kadrija kanë marrë me formue komitete por edhe ato nuk janë formue. Vahit Mustafa kur bajshim betimin ka thanë se une  nuk bej se une  jam betuar ne kohe te okupacionit dhe jo për tjetër e ashtu e ka kryer prap betimin, neve jemi demokrat nacional, jemi nacionalista e neve jemi koftra fashizma të cilin e kemi luftue. Flamuri ynë ka qenë pa yll, Flamuri i Skenderbeut, të cilin e kemi pas  kur kemi krye betimin. Vëllan tem e kanë vra fashistat. Per me u lidhë me Prizrenin e ka mar përsipër Shehi dhe Rifati. Neve skemi qenë lidhe me Prizrenin, e as me nji komitet tjetër, deri që na u dhanë të drejtat e na u dha flamuri e kemi arrish, ky komitet ka vazhdue vetem dhjetë ditë. Organizata ka qenë e fshehur e betimin e kemi bamun per mos me u mar vesht dhe me kërkue nder konferenca te drejtat tona. Ç’rol loti alltia ne betim nuk e di, ajo alltia ka qenë e Kadrisë te cilën  e ka mar Rifati nga pengjerja.

Kur u pyet i pandehuri Rifat thase revolverin nuk e kam marre unë.

Kur u pyet i pandehuri Ahmet Dërguti thase, Mustafa  Dërgutin e ka djal axhe dhe e dij se ai ska  pjesë në komitet pse flitet se ndodhet në Shkoder, ai në komitetin e Rahovecit ska bamun asnjë pjesë.

Kur u pyet i pandehuri Kajtaz Ramadani thase dikur dimnin Halil Veseli me ka thanë se Halil Derguti ka vjedhë drithë nga depoja ne komanden e vendit. Rifat Krasniqi me ka pas thanë kur une desha me thirr Ahmet Dërgutin se s’ka  nevojë se ai e di. Per ne teqe une nuk  e kam thirr Rifatin ose ajo nuk është shtëpia e jeme.

I pandehuri Rifat thase ky me ka thirrë.

I pandehuri Kajtaz thase Vahit Mustafa ka thanë se une kam bamun be në Mamushë edhe nuk desha me ba be, mua kete ma kanë caktua per tri komuna me i formue e me i marë lidhjet me Drenicë, por une skam bamun asnjë.

Kur u pyet i pandehuri Kadri thase dhe mua me kanë pas caktua per te formue  komitet, por une skam bamun asnjë send.

Kur u pyet i pandehuri Rifat thase keto Kajtazi dhe Kadrija kanë marr me ba hetime per me dijt nese ka komitet ose jo e per Drenicë vetem me hetue. Kur u pyeten te pandehurit Kadri Minushi e Kajtaz Ramadani, insistuan se s’kan pas caktim, e udhëzimet perme  punue komiteti na i ka dhanë Rifati.

I pandehuri Rifat thase nuk kam dhane udhëzime sesi duhet me punue e kete e thonë kot.

Te pandehurit Kajtaz Ramadani e Kadri Minushi than se neve nuk dijshim se çka do me thanë kjo punë.

I pandehuri Kajtaz tha se  une  nuk  i kam thanë Rifatit qe te shkruante letër per Bardh Jusufin dhe nuk i kam thanë asnjë fjalë.

I pandehuri Rifat kur u pyet tha, per atë letër se ka thanë Kajtazi qe e njihte Bardhin e me ja shkrue.

I pandehuri Kajtaz kur u pyet thase une  me gjithçqe e njomi Bardh Jusufin por nuk i kam shkrue letër atij e as i kam thanë Rifatit me i shkrue, unë Bardhin vetem e njomi, por nuk e di nga asht.

Mbi kete simbas kërkimit të Prokurorit Publik u muar si dëshmitar Mehmet Çaushi.

Dëshmitari: Mehmet Çaushi, 39 vjeç ish oficer nga Gjakova nji pjesë te pandehur i njef nji pjese jo me ta indiferent i cili i vetun rregullisht kur u pyet thase: Bardh Isufi ashte nga Istogu e ka qenë kryetar i Komitetit Shqiptar Nacionalist, n’ate kohë dhe Rifat Krasniqi ka qenë gjyqëtar, dhe Rifati e njeh ate, ose edhe çështjen e nji djegije i pandehuri Rifat e ka proceduar.

Si u pyet i pandehuri Rifat tha se une  nuk e njomi. Dhe mbaj ne mend Kadri Minushi me ka thanë se, dhete veta me kane nej ne komitet edhe me u kap gand veta te vdesin duhet mos me kallxue e ai i fundit qe ka me mbete duhet me kallu, dhe kete e thonte se ka ndodhe ne Greqi.

Kur u pyet i pandehuri Kadri tha une shkollë sdi e kesi prrallash qe me kallxoni nuk di.

Kur u pyet i pandehuri Kajtaz thase une keto fjalë qe i thoni une nuk i kam ndeju.

I pandehuri Rifat thse kjo prrallë ka qenë keshtu ne Greqi ka ndodhë qe kur janë zënë dhete veta nënd janë rrafë e torturua e nuk kanë kallxue.

Te pandehurit Kadri e Kajtaz mohuan  se skemi thanë kesi punësh.

I pandehuri Rifat thase kjo fjalë ka ose për qëllim mos me kallu.

Të pandehurit Rifati, Kajtazi e Kadrija thanë se  revolveri ka qenë i Kadriut ai që u vu në hetim.

Kur u pyet i pandehuri Ahmet Dërguti thase Halil Veseli e ka kusheri e qe vjen djali i axhës.

I pandehuri Kadri kur u pyet thase Halil Veseli me ka thanë se ka vjedhur prej magazines komandes së vendit do drithë dhe kete e paska marr Ahmeti.

I pandehuri Ahmet thase: une  skam marr drithë nga depoja  e komandes e kërkojë qe te bahet ballafaqimi me dëshmitarin Halil mbasi drithë e gjë prej magazine  nuk kam marre e as nuk kam que ne mal dhe as kam shitë.

I pandehuri Vahid Mustafa, thase  ne konferencë në teqe skam marre pjesë vetem se, ne shtepin e Halilit ne Rahovec kam qenë e kemi bisedua me ble nji radio te thjesht, per makinë shkrimi skemi biseduar, por per shpenzime udhëtimi kemi biseduar.

I pandehuri Sheh Muhjedini thase: per me ble radio të thjesht e per shpenzime udhëtimi te personelit kemi biseduar e per tjera  gjana jo.

I pandehuri Ahmet thase: unë vertet kam qenë ne konferencë por nuk kam degjua për radio.

I pandehuri Rifat thase per radio skemi pas qellim me bleun.

I pandehuri Kadri thase: po kemi pas qëllim me ble nji radio e kete e ka biseduar Vahiti me Rifatin.

Te pandehurit e tjerë thanë se me kujtohet per radio qe te kemi bamun fjalë.

I pandehuri Sheh Muhedini thase Kadri Minushi ka pas per detyrë me u takue me te arratisurit ne mal, e me u ende me letra dhe a ka punue ose jo une nuk e di, por kete gje e ka pranuar sikur se unë per Prizrenin. Te gjithëve neve na ka ngarkue Rifati.

I pandehuri Kadri kur u pyet thase une skam mare persiper gjë.

Kur u pyet i pandehuri Rifat thse unë nuk i kam urdhënue te pandehurit e tjere dhe mohoi  çka ata deklarojn dhe thase kemi biseduar vetem per komitet.

I pandehuri Sheh Muhedini tha, i pandehuri Rifat ka ardhe ke une me shoket ne teqe e atje kanë biseduar, keto fjale ma përpara me ka hapur Kadrija.

I pandehuri Kadri kur u pyet thase: Kur unë shkoja  per ne magazin i pandehuri Rifat me ka thanë qe thirre Ahmetin per me ardh pak te une e kam thirrë.

I pandehuri Ahmet thase: Rifati me thase te kam thirr se kom folë me Kadrin e Kajtazin per nji mbledhje, e me formue komitetin e ashtu kam shkue.

I pandehuri Kajtaz thase dhe mue me ka thirr Rifati per ne teqe.

I pandehuriSheh Muhedini thase keta kanë ardhe veteRifati e Ahmeti, e Kadrija e Kajtazi kanë qenë musafir ke une atë natë.

I pandehuri Kadri thase, mua me ka thirrë Rifati.

I pandehuriAhmet thase Ti Rifat me ke thirre mua në zyrë dhe me ke thanë sedo të formojm komitet.

I pandehuri Rifat e mohoi qe ta kete thirr.

I pandehuri Kadri thase, punet e komitetit i ka thanë Rifati e jo tjetër.

I pandehuri Ahmet thase ky Rifati asht krijuesi i komitetit.

I pandehuri Sheh Muhedini thase, kur kanë ardhë keta ne teqe per bisedim une skam pas dijeni dhe tue kujtue kete si punë te keqe edhe jam largu.

Te pandehurit e tjerë e kan pranuer. Si u pyet prap i pandehuri Sheh Muhedini thse une vetem i kam thanëKadris e Kajtazit qe kjo punë e komitetit asht e keqe e une do hiqem dhe keto thanë se dhe neve do te hiqemi. Ke Halil Derguti ka qenë dhe Fetah Derguti e skemi fol ne prezencen e tij e une me Ismail Gashin kam dal.

U pyeten te pandehurit e tjerë te cilet thanë se nuk ju kojtohet se Halili te kete ardhur dhe Fetahu.

I pandehuri Kajtaz thase, unë Rifatin nuk e kam hënenue me i shkrue letër kërkuat.

I pandehuri Rifat thase unë letrën e kam shkrue ne kafe dhe e kam shkrue në emër të atij personit qe me ka kallxue Kajtazi.

I pandehuri Vahit thase, une kam shkue ne kafe e jam pamun me Rifatin, kafja ka qenë e Mustafës, Rifati ka shkrue nj letër dhe i thonte “ i dashtuni Bardh Isufi jam mirë e deshirojë dhe per ju e mandej i ka thanë ne Rahovec kemi formue komitetin edhe juve duhet me formue andej, kur te merrni kete leter me tregoni edhe ju me emer ilegal, po qe nuk e merrni vesht kete leter dergoni nji person ketu.”. Për radio transmetues nuk di, dhe per delegat ska shenje. Ju kendua përmbajtja e letres e si u pyet thase përmbajtja e asaj letre qe ka shkrue Rifati gati eshte kjo pse edhe une kam shkrue ne te pak fjalë. Por pse me ka mesuar Rifati pse ai si nji gjykatës s’pret me e mësue unë, letra e kendume eshte ajo qe eshte dergje.

Mbi pyetjen e Prokurorit Publik, i pandehuri Vahit Mustafa thase: unë veç asaj here qe kam marr pjesë nuk di se çka  ka Rifati e se ku mbështetet.

I pandehuri Kajtaz thase, nuk e di se a ka pas lidhje Rifati qe te shkruante letër per Bardh Isufin, dhe unë skisha sesi ta behsha mbasi mbeta si kryetar i komitetit mbeta  ne te.

I pandehuri Vahit thase, kur është shkrue letra qe thoni qe sipas Kajtazit sçka qenë aty, e firmen Leka e ka shkrue Rifati e përmbajtja ashte ajo qe me treguet.

Kur u pyet i pandehuri Rifat mohon përmbajtjen e letrave se kendueme e kërkon origjinalin e saj.

I pandehuri Sheh Muhedini tha Rifatin e kemi pyetur se ku mbështetet e ne ka thanë se ajo eshte pune për mua.

I pandehuri Ahmet Dërguti tha une nuk di se Rifati te kete thanë se ku mbështetet, por vetem e di se asht pris i këtij komiteti.

I pandehuri Kadri thase, ku është mbështet Rifati une nuk e di, kete keshtu e vërtetoi dhe i pandehuri Kajtaz. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Kosovë janë në përgatitjeje të procedurave për fillimin…