Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën sot në aksidentin në Shirokë

28 prill 2024 | 21:59

Një aksident tragjik me dy të vdekur ka ndodhur sot pasdite në Shirokë të Suharekës.

Siç raportoi Sinjali dy viktimat i përkisnin moshës së re, njëri 20 vjeçar dhe tjetri 31. Mësohet se 20 vjeçari është Petrit Gashi nga Prizreni, ndërsa viktima tjetër është Besnik Haliti po nga i njëjti qytet.

Ndërsa, siç bëjnë të ditur sinjalizuesit, shoferi i veturës e ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

I njëjti është ndaluar për 48 orë për shkak të aksidentit në të cilin u përfshi.

Për rastin ka folur edhe Vesel Gashi nga policia e Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjen Lajçi për…