Këta janë pesë kandidatët e LDK-së, më të votuarit në komunën e Gjilanit

09 tetor 2019 | 12:00

Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë zgjedhjeve të mbajtura me 6 tetor është radhitur e dyta në Komunën e Gjilanit.

Insajderi ka mësuar se kush ka arritur të merrte më së shumti vota gjatë zgjedhjeve të mbajtura, më 6 tetor.

Listës së kandidatëve me më së shumti vota i prin Fatmir Rexhepi me 5673 vota, pas tij radhitet Faton Bislimi me 5504, Valentina Bunjaku me 4557 vota, Lirie Kajtazi me 4485 vota dhe Imet Rrahmani me 3914 vota.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor partia fituese në Komunën e Gjilanit doli Lëvizja Vetëvendosja me 17 mije e 864 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizës Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot përfaqësuesin…