Kurti takon përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

09 tetor 2019 | 12:00

Kryetari i Lëvizës Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Arne Sannes Bjørnstad, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë -Serbi.

Sipas njoftimit për medie të LV-së, Bjørnstad e ka uruar Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor nga Norvegjia shprehi interesim për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë – Serbi. Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet e ka forcimin e shtetit në të gjitha fushat, në drejtësi, në ekonomi e në atë sociale. Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, ai tha se duhet të nxjerrim mësimet nga e kaluara në mënyrë që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime të qarta, dhe kësisoj të jetë solid”, është thënë në njoftimin e LV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se…