KF Trepça ’89 falënderon FFK-në dhe presidentin Ademi

07 mars 2024 | 16:46

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon t’u dalë në ndihmë klubeve të Kosovës rreth infrastrukturës.

Këtë herë radha ka qenë për Trepçën ’89 së cilës iu ndihmua në mirëmbajtjen e fushës ndihmës në rregullimin e barit artificial. Skuadra mitrovicase me këtë rast ka falënderuar FFK-në dhe presidentin Agim Ademi.

“KF Trepça ’89 falënderon Federatën e Futbollit të Kosovës në krye me kryetarin Agim Ademi për ndihmesën e dhënë në shpëtimin e fushës sintetike që tani mban emrin e futbollistit tonë të ndjerë ‘Erion Kajtazi’. Siç dihet, fusha e futbollit ‘Erion Kajtazi’ u përmbys dhe u dëmtua pas vërshimeve të mëdha në vitin 2023, ku shpresat për shpëtimin e fushës ishin të vogla, por me ndihmesën e FFK-së dhe angazhimin tonë, fusha po rikthehet në kushte optimale. Gjithashtu, një falënderim i veçantë i takon përgjegjësit për mirëmbajtjen e fushave të FFK-së, mitrovicasit Sakib Sejdija, për punën e palodhshme dhe ndihmesën e vazhdueshme ndaj klubit tonë”, thuhet në njoftimin e KF Trepça ’89.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevdet Qeriqi, nga Shoqata e Invalidëve të Luftës, ka folur…