Klitschko, Joshuas: Ja çfarë duhet të bësh që ta mundësh Furyn

12 janar 2021 | 17:00

Wladimir Klitschko është boksieri që ka dueluar ndaj dy kampionëve të botës në peshën e rëndë, britanikëve Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Në të dyja këto duele ai ka pësuar humbje.

Gjithsesi, ai i njeh mirë të dy boksierët britanikë, ndaj i jep Joshuas disa këshilla se si të dalë fitues nga dueli me Furyn.

“Ky është një duel i madh për të dy boksierët dhe këtë sport. Fury është i pamposhtur dhe ka një avantazh të lehtë psikologjikisht në këtë drejtim. Ky duel do të varet nga mënyra se si do të duelojë Joshua. Ai nuk mund të përballet me Furyn njësoj si ndaj Andy Ruizit apo Kubrat Pulev”, ka thënë Johnathan Banks, trajner i Klitschkos.

“Nëse Joshua dëshiron të fitojë ndaj Furyt, atëherë Joshua duhet ta ndryshojë stilin e të boksuarit. Joshua është i fortë fizikisht, ndër më të mirët, por duhet të përgatitet për një sfidë ndaj një boksieri që nuk bie kollaj në tapet dhe që mbrohet mirë”, u shpreh Johnathan Banks.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ćerim Bajrami Pas njoftimit zyrtar të vendimit të fundit…