Klitschko: Rikthehem në ring vetëm për Joshuan

15 janar 2019 | 17:33

Revista e famshme “Sports Illustrated” ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit në ring të boksierit ukrainas Wladimir Klitschko për të dueluar ndaj britanikut Dillian Whyte.

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, tashmë 42-vjeçar, mund të rikthehet në ring vetëm për një duel të madh, atë ndaj Anthony Joshuas. Ky i fundit do t’i mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë më 13 prill, në stadiumin “Wembley”. Klitschko, 64 fitore e 5 humbje në karrierën e tij, zyrtarisht u tërhoq nga sporti në gusht të vitit 2017, 3 muaj pas humbjes ndaj Anthony Joshuas. Ndërkohë që, më parë pat humbur edhe duelin me Tyson Furyn (nëntor 2015), ku dorëzoi edhe titujt kampionë bote, që i mbante prej 10 vjetësh. Ukrainasi nuk preferon një duel ndaj një boksieri “anonim”.

Sipas tij, po kërkon një sfidë të madhe, siç është ajo ndaj Joshuas, rivali i tij i fundit. Mësohet se Wladimir Klitschko ka raportuar te mediat se lajmi i një dueli të tij me Whyte është një “fake news” (lajm i rremë). Klitschko, kampion olimpik me Ukrainën në “Atlanta 1996”, ka mbajtur të gjithë titujt kampionë bote të peshës së rëndë, në kategoritë IBF, IBO, WBA e WBO.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Dukagjini…