Koha të rikthehet Premier Liga

20 maj 2020 | 00:44

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp beson se është koha e duhur për Premier Leaguen e Anglisë që të vazhdojë pas pushimit prej dy muaj e gjysmë për shkak të pandemisë COVID – 19.

Premier League shpreson të vazhdojë edicionin në qershor, ndërsa është e suspenduar prej mesit të marsit. Planet e saj janë shtyrë para nga qeveria që hapi dyert për rikthim të futbollit.

Klubeve të Premier Leagues u është dhënë leja që të ushtrojnë në grupe të vogla, ndërsa Klopp thotë se ky është hapi i parë drejt kthimit në normalitet.

“Unë gjithnjë kam thënë se ne nuk duam të nxitohemi për asgjë, por nuk mendoj se kemi nxituar. Shpresoj se tani në Angli jemi në anën e duhur të gjërave. Pyetja është kur, por duhet të rihapen pjesë të ndryshme të jetës sërish”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Të gjithë pajtohemi për këtë. Unë mendoj se për mënyrën si i bëjmë gjërat në Premier league, është moment i mirë për të bërë këtë për ekipet e futbollit. Nga këndvështrimi personal mund të them se është nxitje masive”.

Liverpooli do të nis seancat stërvitore këtë javë ndërsa Klopp ka thënë se nuk është i brengosur për gjendjen fizike të lojtarëve të tij.

“Në aspektin fizik djemtë janë në formë të mirë mendoj. Më pas duhet të mësohemi me fushën, me futbollin. Është puna jonë, këtë bëjmë ne, kështu që duhet të mësohemi sërish”, ka theksuar trajneri gjerman.

Ndeshjet do të luhen pa shikues, ndërsa Klopp thotë se Liverpooli duhet të përballet me mungesën e nxitjes më të mirë në botë.

“Ne duhet të bëjmë këtë, për fat të keq. Pa nxitjen më të mirë në momentin e duhur, nga tifozët në Anfield”, ka thënë Klopp.

“Por është si është. Unë asnjëherë në jetë nuk kam kuptuar në jetë pse i duam gjërat që nuk i kemi dhe nuk mund t’i kemi. Në këtë moment nuk mund të kemi këtë, kështu që të marrim gjërat si janë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme”.

Liverpooli është 25 pikë para Manchester Cityt dhe i duhen edhe dy fitore për titullin e parë të kampionit që nga vitit 1990.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas lejes nga Ministria e Shëndetësisë, Superliga e Kosovës pritet…