KOK-u mirëpret lajmin për liberalizimin e vizave

18 prill 2023 | 15:38

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka mirëpritur vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

KOK-u konsideron se ky është lajm i mirëseardhur edhe për sportin e Kosovës, konkretisht sportistët, për të cilët pajisja me vizë vazhdon të mbetet sfidë për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.

“KOK-u uron gjithë sportistët dhe federatat sportive për vendimin e marrë sot, me shpresën dhe besimin se sportistët tanë prej 1 janarit 2024 do të mendojnë vetëm për rezultatet e tyre”, thuhet njoftimin e KOK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë adoleshente ka qëndruar në det të hapur mbi…