Kololli dhe Emini në formacionin e javës në Zvicër

22 qershor 2020 | 17:34

Futbolli zviceran është rikthyer në aksion pas tre muajve pauzë për shkak të pandemisë Covid-19.

Në xhiron e 24-të janë regjistruar disa rezultate befasuese si humbja e Baselit në udhëtim te Luzerni 2-1. Kampioni në fuqi Young Boys Bern ka marrë fitore 3-2 në shtëpi ndaj Zurichut, ndërsa edhe lideri St Gallen ka triumfuar 1-2 në udhëtim te Sioni. Në formacionin më të mirë të javës janë përfshirë dy futbollistë nga Kosova. Benjamin Kololli ishte fantastik te Zurichu, ku asistoi në golin e parë dhe shënoi golin e dytë nga një distancë prej 30 metrave. Ndërkohë te Luzerni, talenti i madh Lorik Emini ka qenë fantastik në duel me Baselin. 20-vjeçari ka dominuar në mesfushë duke fituar shumë duele dhe në fund është vlerësuar duke u futur në formacionin më të mirë të javës.

Formacioni i javës së 24-të: Baumann, Knezeviq, Lucas, Hefti, Araz, Lorik Emini, Benjamin Kololli, Nsame, Itten, Sulejmani, Nuzzolo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar shqiptarët e Luginës…