Kosova në turne të mirëseardhur në Turqi

15 nëntor 2019 | 11:33

Përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll (femrat) do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar që do të mbahet në Antalya të Turqisë prej 22 deri më 25 nëntor. Turneu për “dardanet” është i mirëseardhur, kurse e organizon Federata e Hendbollit e Turqisë.

Në turne marrin pjesë Turqia, Kosova, Italia, Maqedonia Veriore dhe Kombëtarja B e Turqisë. Më 22 nëntor Kosova është e lirë, ndërsa ndeshjen e parë e zhvillon më 23 nëntor kundër Italisë. Kjo ndeshje luhet nga ora 9:30. Të njëjtën ditë nga ora 19:00 vashat e Kosovës me ekipin B të Turqisë. Më 24 nëntor Kosova luan me Turqinë A nga ora 19:00, kurse më 25 nëntor është ndeshja Maqedonia Veriore-Kosova, e cila fillon në ora 17:00. Kosova më 21 nëntor udhëton për në qytetin bregdetar turk.

Turneu “2019 Antalya International Preparatory Tournament” do t’i shërbejë shumë selektorit Agron Shabani, shtabit të tij, por edhe hendbollisteve. Shabani do ta ketë rastin që të provojë disa lojtare të reja që do ta rrisin konkurrencën në të ardhmen. Kosova është në mes të kampanjës kualifikuese për “Euro 2020”. Është në grupin e tretë të fazës së dytë kualifikuese, kurse ndeshjet e ardhshme i zhvillon në fund të marsit, kur e pret Bjellorusinë e më pas takohet me bjelloruset edhe në Minsk. Në grup janë edhe Gjermania dhe Sllovenia.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë…