Komuna e Prishtinës pranon donacion 50 maska mbrojtëse nga profesori Shaban Buza

31 mars 2020 | 16:12

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka pranuar donacionin e 50 maskave mbrojtëse nga prof. Shaban Buza të cilat do të i shpërndahen personelit shëndetësorë të Komunës së Prishtinës.

“Duke vlerësuar rrezikun nga COVID-19,  Prof. Dr. Shaban Buza, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Meknike të Universitetit të Prishtinës, mori nismën për prodhimin e një prototipi të kësaj maske, për të ndihmuar punëtorët shëndetësorë në Kosovë e Shqipëri, të cilët janë në vijën e parë të frontit kundër virusit. Bazuar në modelin e siguruar si rezultat i bashkëpunimit me Universitetin e Transilvanisë nga Rumania dhe Universitetin Politeknik të Valencias nga Spanja, maska prodhohet në 3D Printer nga vullnetarët të udhëhequr, në Kosovë nga Prof. Buza dhe në Tiranë nga arkitektja Dea Buza”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke i…