Konjufca bën homazhe në lagjen ‘Dardania’ në Pejë

27 mars 2024 | 16:28

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të mërkurën homazhe dhe ka vendosur lule te lapidari i të rënëve dhe martirëve në lagjen “Dardania” të Pejës, në 25-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat pushtuese serbe mbi popullatën civile shqiptare.

Në bashkëbisedim me familjarë dhe të pranishëm, kryetari Konjufca është shprehur se sakrifica ndër vite e popullit tonë për çlirim dhe liri është jetësuar.

I pari i Kuvendit ka thënë se është detyrë e jona që historinë dhe të kaluarën tonë, aspak të lehtë t’ua mësojmë gjeneratave të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar…