Kosova aplikon për anëtarësim në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë

11 qershor 2018 | 11:40

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka aplikuar për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, pasi që nga viti 2014 është anëtare vetëm në cilësinë e vëzhgueses.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas një takimi që ka zhvilluar sot në hapësirat e Kuvendit me sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se ky është lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën, sepse po merr përkrahje nga shteti i Francës edhe në procesin e integrimit evropian.

“Asambleja është një nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare. Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë me anëtarësi të plotë. Është shumë me rëndësi për Kosovën, sepse po ec përpara në anëtarësimin në organizata. Është lajm i jashtëzakonshëm. Kryesore është se në po marrim përkrahje të vazhdueshme, Franca po e përkrah Kosovën drejt integrimit evropian”,  ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Agim Zogaj, ka vlerësuar se…