Kosova debuton me barazim në Ligën e Kombeve

07 shtator 2018 | 19:52

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka debutuar me barazim në Ligën e Kombeve, pasi ka luajtur ndaj Azerbajxhanit (0-0).  

Në pjesës e parë Kosova luajti mirë duke mos i lejuar shumë hapësira skuadrës kundërshtare e në anën tjetër në fund të kësaj pjesë rrezikoi dy herë seriozisht portën kundërshtare. Bersant Celina dhe Vedat Muriqi nuk ishin të saktë në rastet që kishin.

Në pjesën e dytë, Kosova nuk pati ndonjë mundësi të mirë, kurse vendasit rrezikuan dy herë në minutat e fundit, por gjuajtjet e tyre përfunduan jashtë portës së Samir Ujkanit. Ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka…