Kosova dhe Islanda zotohen për thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror

29 nëntor 2018 | 15:30

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është pritur në takim nga ministri i Punëve të Jashtme të Islandës, Gudlaugur Thor Thordarson, me të cilin ka diskutuar për proceset që po kalon Kosova si dhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Jashtme të Islandës, Gudlaugur Thor Thordarson, ka thënë se deri më tani Islanda ka përkrahur Kosovën dhe kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen për lëvizjen e lirë dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Ministrja Hoxha ka falënderuar ministrin islandez Thordarson për gatishmërinë e përkrahjes së këtij vendi mik për integrim të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Islandën.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë gjashtë vite kur Gjykata Ndërkombëtare e Hagës…