Kosova me shtatë boksierë në turneun ndërkombëtar ‘Gongu i Artë’

08 nëntor 2023 | 13:46

Ekipi i Kosovës në boks do të merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”.

Shtatë boksierë do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë turne ndërkombëtar që mbahet në Shkup nga data 11 deri më 12 nëntor.

Trajnerët, Shemsedin Tahiri dhe Hajdar Thaqi kanë udhëtuar gjithashtu me ekipin, së bashku me referin, Agim Tahiraj.

Ekipi i Kosovës:

Jeton Berisha (kategoria deri në 51 kilogramë)
Lorent Murati (kategoria deri në 60 kilogramë)
Drilon Arifi (kategoria deri në 63.50 kilogramë)
Shpëtim Bajoku (kategoria deri në 67 kilogramë)
Venhar Haziri (kategoria deri 71 kilogramë)
Jozef Rrasi (kategoria deri në 75 kilogramë)
Shpejtim Shabani (kategoria deri në 92 kilogramë)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tri garash radhazi, Formula 1 këtë fundjavë është pushim.…