Kosova shumë kohë më parë i ka plotësuar kriteret për vizat

27 tetor 2022 | 11:52

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ka parë një progres të madh në Kosovë, sidomos në sistemin gjyqësor dhe në ekonomi.

Në një konferencë për media me presidenten Vjosa Osmani, Von der Leyen, ka folur për liberalizimin e vizave, me ç’rast ka rikonfirmuar se Kosova shumë kohë më parë i ka plotësuar kriteret.

“Vërtetë se ka përparim dhe keni punuar zellshëm në rrugëtimin evropian, dhe keni treguar vlerat e juaja drejt BE-së dhe në sanksionet ndaj Rusisë. Jeni duke ndërmarrë punë të zellshme dhe kjo është parë edhe në raportin tonë të progresit”.

“Jeni duke ndërtuar hap pas hapi gjyqësorin dhe ekonominë e vendit. Ju kam dëgjuar mirë në aspektin e liberalizimit dhe e keni një aleat dhe i keni përmbushur të gjitha standardet dhe tashmë e kemi thënë se i keni plotësuar të gjitha detyrat. Punët tona janë që ti bindim të gjitha vendet skeptike dhe mund të llogaritni në Komisionin Evropian për këtë çështje. Përkundër luftës në Ukrainë, është e pabesueshme është shkatërrimi i Rusisë në popullin ukrainas, duke i bombarduar infrastrukturën dhe qytetarët atje”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media…