Kosova U18 mundet nga Irlanda

26 korrik 2023 | 10:56

Kosova U18 është mundur edhe në sfidën e katërt në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Portugali.

Dardanët janë mundur nga Irlanda me shifrat 77:70 (26:21, 21:8, 21:13, 9:28), që ishte humbja e katërt në katër ndeshje, kurse sfidën e fundit në grupe e ka kundër Ukrainës, sot nga ora 23:30.

Çereku i parë ishte pothuajse i niveluar, ku irlandezët në fund të kësaj pjese u shkëputën për 26:21, por dallimi u bë në periudhën e dytë dhe të tretë. Dardanët e rinj ishin bindshëm më të mirë në dhjetë minutat e fundit, 9:28, por nuk ia arritën qëllimit të bëjnë përmbysjen e madhe.

Te Kosova u dalluan Norik Binqe me 14 pikë e nëntë kërcime, Rron Dahsyla me tetë pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, Jon Ismajli me 17 pikë, Dior Gërxhaliu me 10 dhe Arlind Konjuhi me 11.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Armagedoni Kemi folur shumë, kemi ndenjur shpesh, kemi ndenjur…