Kovaqi emërohet trajner i Wolfsburgut

24 maj 2022 | 12:46

Skuadra e Wolfsburg ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me trajnerin kroat, Niko Kovaq. 50-vjeçari ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, me skuadrën gjermane.

Kroati ka përvojë të madhe në kampionatin gjerman, ku ka drejtuar skuadrën e Eintracht Frankfurt dhe atë të Bayern Munchen. Kovaq shkoi në finale të Kupës së Gjermanisë me Eintracht Frankfurt dhe fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë me skuadrën e Bayernit.

Aventura e tij e fundit ishte te Monaco, kurse tani do të kthehet në Bundesliga te Wolfsburg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tirana do të mirëpresë finalen e Ligë së Konferencës, teksa…