Krasniqi dhe ambasadori turk bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve

21 shtator 2023 | 11:26

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka zhvilluar të enjten një takim me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılın.

Sipas Krasniqit, në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimin në mes të dy vendeve.

“Me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılın, diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy vendeve tona duke theksuar se mbështetja e vazhdueshme e Turqisë për Kosovës e në veçanti nivelin lokal është gjithmonë e mirëseardhur për zhvillimin ekonomik lokal, krijimin e mundësive të reja për qytetarët dhe thellimin e bashkëpunimit përmes projekteve të përbashkëta”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë një marrëveshje…