Krasniqi: Jemi gati për finale

24 qershor 2021 | 21:52

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Besnik Krasniqi ka folur para ndeshjes së rëndësishme në kuadër të finales për para eliminatorët e Ligës së Kampionëve.

Pasi mposhten Folgore me rezultat 2 – 0, Prishtina do përballet nesër me Inter Esclacdes në finale të para eliminatorëve.

Para kësaj ndeshje, Krasniqi për lajmi.net, ka konfirmuar se e gjithë skuadra është e gatshme dhe janë optimist për fitore, edhe pse nuk e njohin shumë kampionin e Andorrës

“Nuk kemi shumë njohur për këtë ekip, por jemi shumë të gatshëm. Jemi përgatitur mjaftë mirë edhe për këtë ndeshje shpresojmë ta kalojmë, pastaj flasim për skuadrën tjetër”.

“Duhet të hymë në fushë, të japim maksimumin dhe jam shumë optimist se me forcën e skuadrës do ta kalojmë. Ndeshje të lehtë në futboll nuk ka”, deklaroi ai për lajmi.net.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Interit zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në…