Krasniqi kujton Rugovën: Vizioni i tij për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë

21 janar 2024 | 12:57

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 18 vjetorin e vdekjes së tij.

Krasniqi në një postim në Facebook, ka shkruar se vizioni i Rugovës për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë, ashtu si edhe shembulli që dha në kultivimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me aleatët e shtetit tonë.

“Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë dhe nderojmë figurën e tij dhe angazhimin e gjatë politik për shtet të pavarur dhe sovran. Vepra intelektuale dhe politike e Dr. Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e popullit tonë dhe si e tillë mbetet e veçantë, si një kontribut i çmuar në arritjen e qëllimeve tona për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Krasniqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar ish presidentin…