Kreshnik Gashi emërohet drejtor i AKI-së, Burim Ramadani inspektor i përgjithshëm

25 nëntor 2019 | 15:33

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se në bashkërendim me presidentin Hashim Thaçi ka emëruar Kreshnik Gashin në postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërendim me presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kreshnik Gashi ka mbajtur pozitën e kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP), derisa Ramadani ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ky vendim i Haradinajt vjen pasi ditë më parë, Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Maxhuni ishte emëruar në këtë pozitë në prill të vitit të kaluar.

Para kësaj pozite ai ka qenë drejtor i Policisë së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hellas Verona e Amir Rrahmanit po vazhdon me paraqitje të…