Kryeministri Haradinaj mori pjesë në gjysmëmaratonën ‘Prishtina 2019’

28 prill 2019 | 14:03

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në gjysmëmaratonën e Prishtinës e cila po mbahet për të 19-tën herë me radhë në Kosovë, në të cilën marrin pjesë garues nga vendi, rajoni dhe bota, e organizuar nga Federata e Atletikës e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport dhe Komunën e Prishtinës.

Pas përfundimit të shtegut 21 kilometërsh, kryeministri Haradinaj ka përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë.

“I përgëzoj të gjithë garuesit, prej më të rinjve e deri të më të vjetrit, pjesëtarët e policisë, ekipet mjekësore, ushtarët e FSK-së, të cilët u kujdesen për mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje, që ka qenë e mrekullueshme. Është e mundur të bëhen edhe disa përmirësime në organizim, që të jemi edhe ne në hap me trendët globale, duke bërë ndryshime në rrugë dhe mos të dërgohen më sportistët kah Obiliqi për shkak të tymit”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Pas përfundimit të gjysmëmaratonës organizatorët ndanë çmimet për të gjitha kategoritë e vrapuesve në këtë garë. Gjysmëmaratona e Prishtinës është gara me e madhe sportive ndërkombëtare që zhvillohet dhe promovon Kosovën në arenën ndërkombëtare përmes sportit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denveri është ekipi i katërt gjysmëfinalist në Konferencën e Perëndimit,…