Kryeministri Kurti reagon për rastin e Ilija Ivic: Lëreni Ilijan të luajë lirshëm kudo që ai zgjedh

22 shkurt 2020 | 16:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas rastit të 17 vjeçarit nga Graçanica, Ilija Ivic i cili prej më shumë se tri vitesh është pjesë e klubit Flamurtari ku këtë vit është angazhuar në juniorët dhe ka ndeshje edhe me ekipin e parë.

Kurti ka shkruar në Twitter se Ilija Ivic ka qenë subjekt i izolimit nga strukturat ilegale të Beogradit.

“Dje, një djalë 17-vjeçar në Graçanicë, Ilija Iviq, ishte subjekt i izolimit nga strukturat lokale të ndikuara nga Beogradi për shkak të dëshirës për të luajtur me shqiptarët. Marrëveshjet si të vetme nuk mund t’i rregullojnë problemet e dikujt me racizmin apo urrejtjen ndaj të tjerëve. Lëreni Ilijan të luajë lirshëm kudo që ai zgjedh”, ka shkruar Kurti.

Ilija Ivic ka marrë ftesë nga përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll dhe si pasojë prindërit e të riut janë pushuar nga puna në komunën e Graçanicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kryeqytetin e Zvicrës në Bernë, gjegjësisht në Sostermundingen, me…