Kryesia e Kuvendit vendos për dy seanca
25 korrik 2022
| 11:57
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që gjatë kësaj jave të mbahen dy seanca.
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se seanca e re do të mbahet të enjten më 28 korrik në orën 10:00.
“Seanca e dytë me pikat e papërfunduara nga e kaluara do të mbahet ditën e premte”, ka thënë Kusari-Lila.




