Kryetari Berisha pret kampionët e KF Fushë-Kosova

25 maj 2023 | 15:42

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha ka pritur sot në takim kampionët e Ligës së Parë të Kosovës, Viva Fresh Grupi B, trajnerin dhe stafin teknik të KF FUSHË-KOSOVA, të cilët i uroi për suksesin e arritur.

Ai ka deklaruar se të gjithë qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës ndjehen krenar me ta, lojën e bukur dhe kualifikimin në Superligën e Kosovës.

Lojtarët, trajneri dhe stafi përcjellës e falënderuan kryetarin Berisha për përkrahjen dhe mbështetjen financiare që kanë pasur gjatë viteve në vazhdimësi.

Kryetari Berisha u zotua se do të vazhdojnë investimet në infrastrukturën sportive, sepse Fushë-Kosova meriton dhe do ta ketë një infrastrukturë e cila i plotëson nevojat e klubit të futbollit Fushë-Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Fushë - Kosovës, Burim Berisha është…