Kthehet mbrapsht projektligji për Prishtinën

24 prill 2018 | 17:04

Komisioni për Legjislacion ia ka kthyer Projektligjin për Prishtinën bashkë me amendamentet e propozuara, Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, me arsyetimin se shumica e amendamenteve janë kundër Kushtetutës.

Nenet më problematike të propozuara në projektligjin për Prishtinën, ishin neni 2, ku flet për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën dhe Prizrenin.

Po ashtu, problematike ishte edhe amendamenti që parasheh themelimin e drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, drejtorin e të cilit e emëron drejtpërdrejt kryetari i komunës.

Projektligji për Prishtinën ka kohë që sillet nëpër sirtarët e Qeverisë, derisa menjëherë pas ardhjes së Ramush Haradinajt në krye të ekzekutivit ky ligj është proceduar për në Kuvendin e Kosovës.

Prishtina parashihet edhe me Kushtetutë që të rregullohet me ligj të veçantë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, është duke…