Kufiri me Greqinë, Rama viziton Metën në Presidencë

14 qershor 2018 | 08:16

Kryeministri Edi Rama dje është takuar me Ilir Metën në Presidencë.

Mësohet se shefi i Qeverisë është takuar me presidentin Ilir Meta për rreth 30 minuta.

Burime bëjnë me dije se në qendër të bisedës jo fort të gjatë ka qenë marrëveshja e detit me Greqinë, por është folur edhe për çështje të tjera të aktualitetit politik në vend.

Takimi ndodhi pak orë pas deklaratës publike të presidentit Ilir Meta, që kërkoi dialog me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar, raporton “Top Channel”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot nga ora 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë…