Kujtim Shala nuk do të kandidojë për të parin e LDK-së

30 nëntor 2018 | 08:10

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, ka treguar se i çfarë profili duhet të jetë kryetari i LDK-së.

“Nuk do të thotë që profili të bën fitues. Një parti që e ka profilin si LDK-ja duhet të ndjekë traditën e saj, patjetër që kryetari i LDK-së duhet të jetë si kryetarët e LDK-së, nuk mund të jetë si dikush tjetër”.

Por vetë Shala si i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se nuk do t’i hyjë garës për këtë pozitë.

“Jo. Nuk e kam ambicien”.

“Në një parti, njeriu është për bindjen, partitë kanë një drejtues. Edhe në LDK, për fat të mirë kemi kolegë që kanë ambicie”.

“Njerëzit duhet të punojnë nga pozicioni që e kanë, kudo që janë”.

Ai ka thënë se do të respektojë këdo që do të jetë në karrigen e të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Patjetër, sepse është i zgjedhur. Unë njoh logjikën e votës dhe nuk njoh votë tjetër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem…