Kukaj: Për Dardanën refuzova skuadra të Superligës

15 janar 2019 | 19:25

Liridon Kukaj kishte rastin të luante përballë Cristiano Ronaldos në një ndeshje miqësore, kurse tash karrierën do ta vazhdojë në klubin e Dardanës. Ish-lojtari i Prishtinës do të jetë edhe ndihmëstrajner i këtij klubi.  “Kam arritur marrëveshje për një vit e gjysme me Dardanën dhe këtë vendim e mora pasi fillova të mendoj edhe për të ardhmen si trajner. Në këtë klub trajner është Erdin Hashani, kurse unë do të jem lojtar aktiv dhe ndihmëstrajner. Kisha oferta edhe nga skuadrat e Superligës dhe Ligës së Parë, por edhe zgjodha Dardanën për një sfidë të re”, ka thënë Kukaj

Liridon Kukaj është një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin e pasluftës në Kosovë, kurse karrierë ka bërë edhe në futbollin e Shqipërisë dhe në atë të Maqedonisë. Kukaj është në përfundim të karrierës dhe ka vendosur ta djersijë fanellën e skuadrës së Dardanës nga Kamenica. Mbrojtësi në fjalë për “Epokën e re” ka bërë me dije se ka refuzuar edhe oferta të skuadrave që bëjnë gara në IPKO Superligë për skuadrën që bën gara në Ligën e Dytë.

“Kam arritur marrëveshje për një vit e gjysmë me Dardanën dhe këtë vendim e mora pasi fillova të mendoj edhe për të ardhmen si trajner. Në këtë klub trajner është Erdin Hashani, kurse unë do të jem lojtar aktiv dhe ndihmëstrajner. Kisha oferta edhe nga skuadrat e Superligës dhe Ligës së Parë, por edhe zgjodha Dardanën për një sfidë të re”, ka thënë Kukaj. “Nuk mund të them se edhe sa vite do të jem futbollist aktiv. Fillimisht të shoh si do të jem me shëndetin në këtë gjysmësezon, pastaj do të vendosi për të ardhmen. Jam i lumtur që jam pjesë e skuadrës së Dardanës e cila ka ambicie të mëdha para vetës”, ka shtuar ai.

Pjesë e skuadrës së Dardanës janë edhe dy lojtarë të njohur: Visar Zogiani dhe Erzen Zyberaj. Ish-reprezentuesi i Kosovës foli edhe për ndarjen me skuadrën e Ballkanit në mënyrën jo të duhur. Ai ka treguar se kjo i ka ndodhur për herë të parë në karrierë ani pse kishte rastin të luante në disa skuadra me emër të madh. “Është hera e parë që unë ndahem me një klub në këtë mënyrë. Kam luajtur edhe në shumë klube më të mëdha jashtë si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, por nuk ka ndodhur që të me suspendojnë ndonjëherë. Kjo më ndodhi për herë të parë në skuadrën e Ballkanit në mënyrë të papritur dhe pa asnjë arsye. Çka është më e keqja, ky klub nuk ka dalë ende me ndonjë shpjegim rreth suspendimit tim dhe bashkëlojtarëve: Berat Hysenit dhe Qëndrim Sejdiut”, ka deklaruar Kukaj, i cili konfirmoi se skuadra nga Suhareka i ka mbetur borxh edhe një pagë.

Feronikeli dhe Prishtina, favorite për titull 

 Mbrojtësi që deri tash ishte pjesë e Superligës e ka komentuar edhe garën për titull të kampiones. Kukaj i ka vlerësuar dy skuadrat e para si favorite kryesore për trofeun e më të mirit në futbollin e Kosovës. “Është një kampionat interesant dhe besoj ashtu do të jetë deri në fund, kurse favorit kryesorë janë Feronikeli dhe Prishtina”, ka shtuar Kukaj, i cili ka bërë karrierë në këto skuadra: KEK, Prishtinë, Trepçë ’89, Gramozi, Vllaznia dhe Milano Kumanovë.

/Veton ZYMBERI/  

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar të…