Kupa e Botës: Sot zhvillohen këto tri ndeshje

21 qershor 2018 | 11:32

Sot (e enjte) zhvillohen tri ndeshjet e radhës në Kupën e Botës.

Fillimisht nga ora 14:00 do të përballën Danimarka dhe Australia, kurse nga ora 17:00, Franca do të luajë ndaj Perusë.

Franca dhe Danimarka do të kërkojë fitoret e kualifikimit, kurse Australia dhe Peruja do të tentojnë të shkaktojnë befasi dhe të shpresojnë në kualifikimin.

Ndeshja kryesore zhvillohet në mbrëmje, ku Argjentina e Lionel Messit do të luajë ndaj Kroacisë. Kroatët janë  të parët në grup me tri pikë, kurse Argjentina kërkon fitoren e parë në këtë botëror, pasi në ndeshjen e parë është ndalur në barazim ndaj Islandës.

Grupi C

14:00 Danimarkë-Australia
17:00 Francë-Peru

Grupi D

20:00 Argjentina – Kroacia

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova,…