Kurti: Baca Hilimi ia dha Kosovës katër gjeneralë e dy dëshmorë

17 qershor 2018 | 13:31

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se me pikëllim e ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Hilmi Haradinaj, babait të dy dëshmorëve të kombit.

Ai ka thënë se baca Hilmi ia ka dhënë Kosovës katër gjeneralë dhe dy dëshmorë.

“Me pikëllim mësuam për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi Haradinaj, babait të dëshmorëve të kombit, Luan e Shkëlzen Haradinaj. Për breza me radhë, trevat shqiptare kanë formësuar dhe kalitur prindër të urtë e të fortë, të cilët qëllim parësor kishin rritjen dhe brumosjen e fëmijëve të tyre në frymën e lirisë dhe atdhedashurisë.

“Janë brezat e odave, të fjalës e besës, të parmendës e pushkës, të cilët kishin të rrënjosur thellë dashurinë ndaj tokës e kombit dhe qëndresën në luftën për liri e bashkim. I tillë ishte Hilmi Haradinaj, i cili luftës për çlirimin e Kosovës ia dha katër gjeneralë e dy dëshmorë. Me rastin e lajmit për vdekjen e bacës Hilmi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e të afërmeve, gjithë trevës së Dukagjinit e më gjerë. Qoftë i paharruar kujtimi për bacën Hilmi!”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…