Kurti e ka bërë Serbinë hisedare përjetësisht në Kosovë

31 mars 2023 | 08:42

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin DPT te Fidani se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë hisedarë Serbinë në Kosovë me marrëveshjen e Brukselit.

Limaj kujton një deklaratë të ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, të dhënë kur mori pushtetin në Serbi.

“Gjingjiqi e pati një zgjidhje për Kosovën. Së paku, minimumi që duhet të bëjmë në Kosovë është të sigurojmë të drejtat e bashëatdhetarëve tonë në Kosovë. Dhe e dyta, thotë se është më e rëndësishme, është ta ruajmë të drejtën e shtetit serb mbi Kosovën”, thotë Limaj.

Ai shton se Kurti e ka plotësuar këtë që ka thënë Gjingjiqi kur e ka pranuar nenin 7 në Marrëveshjen e Brukselit.

“Pra kjo është në pikën 7. Albin Kurti e ka bërë hisedarë Serbinë përjetësisht në Kosovë”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi…