Kurti e Konjufca paditin Thaçin e Veselin

25 prill 2019 | 11:57

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe shefi i grupit parlamentar të kësaj lëvizje, Glauk Konjufca, kanë ngritur kallëzim penal ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli për shkak të deklaratave të tyre gjatë dëshmive në rastin e “Syrit të Popullit”.

Kurti i cili e ka cilësuar si të ashtuquajtur organizatën “Syri i Popullit”, ka thënë se Thaçi e Veseli kanë bërë deklarime të rrejshme kundrejt tyre më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

“Me rastin e kallëzimit penal, këtu në Prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda kundër presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kundër kryeparlamentarit Kadri Veseli. Ne këtë kallëzim penal po e bëjmë sot duke pasur parasysh deklarimet e rrejshme nën betim që këta dy i kanë bërë me datën 28 dhjetor të vitit të kaluar në procesin gjyqësorë, kundër të ashtuquajturit organizatë ‘Syri i Popullit’, me rastin e sublimit që kanë bërë këta dy krerë institucionesh kundër Glaukut, meje dhe Sadri Ramabajës. Ata kanë dhënë deklarata të rrejshme dhe këtë e kanë bërë nën betim prandaj ne po bëjmë sot kallëzim penal”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se Hashim Thaçi e Kadri Veseli që ndodhen në postet më të larta institucionale kanë rënë në pozitat më të ulëta njerëzore dhe këta sipas tij, jo që nuk e mbrojnë Republikën, por Republika është e rrezikuar prej këtyre njerëzve që shpifin nën betim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesi më i madh turk i automjeteve ushtarake – Otokar…