Kurti i lumtur me përurimin e ambasadës në ShBA: Dëshmi për aleancën tonë

24 maj 2024 | 13:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me përurimin e ambasadës së Kosovës në Amerikë.

Ai ka thënë se ky përurim, është dëshmi e forte dhe festë për aleancën e Kosovës me ShBA-në.

“Objekti i Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tash është pronë e Kosovës dhe shtëpi e përhershme e Republikës sonë atje.

Me një arkitekturë moderne, karshi Katedrales Kombëtare të Uashingtonit të stilit neo-gotik anglez, ndërtesën e ambasadës sonë tani e gjeni në rrugën e Massachusetts, apo siç njihet ndryshe ‘Rruga e Ambasadave’.  Përurimi i saj në objektin e ri, mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, është simbolikë e thellë, dëshmi e fortë dhe festë për aleancën tonë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, se bashku me deputeten e…